
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, Mediat lokale raportojnë se nga shpërthimi ka të vdekur dhe të plagosur. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në rrugën Istiklal.
Autoritetet turke ende nuk e kanë konfirmuar shkakun e shpërthimit apo numrin e të plagosurve, por sipas mediave bëhet fjalë për një të vdekur dhe 11 të plagosur.
Shërbimet e urgjencës u panë duke nxituar në zonën Taksim të qytetit.
Kryebashkiaku i Stambollit Ali Yerlikaya tha se kishte edhe “viktima dhe lëndime” në një postim në Teitter, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Shpërthimi është kapur nga videot që qarkullojnë në mediat sociale.
Rruga është e populluar me njerëz, e njohur nga turistët dhe vendasit, e rrethuar nga dyqane dhe restorante.
Turqia u godit nga një varg bombash vdekjeprurëse midis 2015 dhe 2017 nga ISIL (ISIS) dhe grupet e lidhura me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
"Ka dyshime të forta se kjo ishte një bombë vetëvrasëse, por ne nuk kemi ende ndonjë deklaratë zyrtare për këtë", raportoi korrespondenti i Al Jazeera nga Stambolli. (A2 Televizion)