Shpërthim masiv në rafinerinë e naftës, zhurma dëgjohet mbi 10 kilometra larg epiqendrës

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 23:00 | Bota

Një shpërthim masiv ka ndodhur këtë të diel në rafinerinë e naftës Balongan, e cila ndodhet në rajonin Indramayu në Indonezi.

Sipas mediave lokale që citojnë dëshmitarë, shpërthimi është dëgjuar në një rreze të paktën 10 kilometra nga epiqendra.

“Shtëpitë po dridheshin, ndërsa u thyen edhe xhamat”, tha një nga dëshmitarët. Video të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale, të cilat tregojnë zjarrin e madh që ka përfshirë zonën pas shpërthimit të fuqishëm.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos