
Është identifikuar dhe kapur autori i aksidentit të ndodhur mbi një javë më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku humbi jetën një 53-vjeçar.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit me iniciale N. K., 33 vjeç, banues në Papër, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", si dhe ka sekuestruar mjetin e tij tip BMV.
Aksidenti ndodhi më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku duke drejtuar automjetin tip "BMW X3", 33-vjeçari ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. (A2 Televizion)