Shpërthim në një bllok apartamentesh në Jersey: 3 viktima, dhjetëra të bllokuar nën gërmadha

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 15:47 | Bota
Shpërthim në një bllok apartamentesh në Jersey: 3 viktima,

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në Shën Helier, Jersey orët e para të së dielës.

Tashmë kërkimet për trupa mund të marrin javë të tëra, sipas asaj që ka njoftuar policia.

Robin Smith, shefi i policisë bëri po ashtu të ditur se shërbimet e emergjencës nuk janë duke kërkuar më për të mbijetuar. Përpos tre viktimave, dhjetëra persona rezultojnë të humbur.

I pyetur nëse personat që nuk gjenden mund të kenë ndërruar jetë, Smith se ekipet e shpëtimit tashmë kanë kaluar në atë që quhet faza e rikuperimit.

“Kështu që për fat të keq, përgjigja është po.”

Ndërtesa me tre kate u shkatërrua tërësisht pas shpërthimit, shkaku i të cilit nuk dihet ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos