Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, raportohen viktima

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 07:29 | Bota
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi,

Të paktën 7 persona, humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë të paligjshme fishekzjarrësh në shtetin indian të Himachal Pradesh.

Pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe emigrantë që punonin në fabrikë. Sipas të dhënave, bilanci mund të rëndohet dhe më tej pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Fabrika kishte pak muaj që kishte nisur nga puna dhe banorët e zonës shprehen se nuk ishin në dijeni se brenda saj, ishin të depozituara lëndë piroteknike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos