Shpërthim tritoli pranë një banese në Shkodër

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 11:29 | Kronikë
Shpërthim tritoli pranë një banese në Shkodër

Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer, në orët e para të së hënës, në qytetin e Shkodrës, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen "Tomë Kola".

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos