Shpërthime të fuqishme në zonën e Metalurgjikut në Elbasan

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 20:46 | Kronikë
Shpërthime të fuqishme në zonën e Metalurgjikut në

Dy shpërthime të fuqishëm janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Metalurgjikut në Elbasan duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas raportimeve të para nga vendngjarja mësohet se shpërthimet janë shkaktuar nga dy predha që kanë qenë në proces shkrirje në një nga furrat e metalurgjikut.

Shpërthimet e zhurmshme sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut (Kurumi) ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.

Burime bënë me dije se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes. Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos