Shkojnë të mbyllin lokalin për tejkalimin e fashës orare, policia gjen bazën e kokainës

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 12:20 | Kronikë
Shkojnë të mbyllin lokalin për tejkalimin e fashës orare,

Forcat e rendit kanë vënë në pranga 5 shtetas, pasi akuzohen se kishin përshtatur një lokal në bazë për shitjen e kokainës.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një lokal qëndronte i hapur jashtë fashës orare, në kundërshtim me masat anti-covid, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke gjetur aktivitetin ilegal dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Si rrjedhojë e veprimeve u arrestuan në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi M. I., 36 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, dhe klientët që u gjetën në lokal, shtetasit R. I., 37 vjeç, P. S., 33 vjeç, M. S., 29 vjeç dhe L. I., 33 vjeç, për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos