Dy shpërthime pranë aeroportit të Kabulit kanë shkaktuar 40 viktima, ndërkohë që mes tyre, sipas Pentagonit, ka edhe ushtarë dhe civilë amerikanë.
Pamjet nga vendngjarja tregon njerëz të gjakosur që po largohen nga vendi i shpërthimeve kamikaze.
Më herët, kishte paralajmërime për një sulm “vdekjeprurës” që do të shënjestronte trupat perëndimore që po mundohen të evakuojnë civilët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe u kishin bërë thirrje shtetasve të tyre që të mos shkonin në aeroportin e Kabulit. Për motive sigurie, shërbimet sekrete të këtyre dy vendeve u kërkuan edhe qytetarëve që janë pranë aeroportit të largohen menjëherë, vetëm në rastet kur ka pasur një udhëzim nga autoritetet qeveritare. Shërbimet sekrete kishin marrë të dhëna në orët e fundit për sulm të mundshëm kamikaz pranë aeroportit nga ana e ISIS dhe për këtë arsye kanë rritur vigjilencën. (A2 Televizion)