
Pentagoni ka konfirmuar se një numër anëtarësh të shërbimit amerikan janë vrarë në sulmin në aeroportin e Kabulit dhe disa të tjerë janë plagosur. Lajmi u njoftua nga sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby përmes një postimi në Twitter, por pa dhënë shifra të sakta.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB -së António Guterres ka dënuar sulmin terrorist që vrau dhe plagosi një numër civilësh në Kabul.
"Ky incident nënvizon paqëndrueshmërinë e situatës në terren në Afganistan, por gjithashtu forcon vendosmërinë tonë ndërsa ne vazhdojmë të japim ndihmë urgjente në të gjithë vendin në mbështetje të popullit afgan", u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric.
Ai shtoi se deri në këtë moment nuk ka viktima në mesin e personelit të OKB -së. (A2 Televizion)