Shpërthimi i koronavirusit, java e tretë e kampionatit në Serie A rrezikon shtyrjen

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 15:59 | Futboll
Shpërthimi i koronavirusit, java e tretë e kampionatit në Serie A

Shtyrja e ndeshjes së javës së tretë në Serie A mes Genoa-s dhe Torinos duket e pashmangshme. 14 rastet pozitive në klubin liguarian kanë shtuar frikën e një tjetër shpërthimi të pandemisë, ndërsa në pritje të rezultateve të tamponit është edhe Napoli, që u ndesh së fundi me Genoa-n.

Juventusi është alarmuar gjithashtu nga kjo situatë pasi të dielën e ardhshme do të ndeshet me Napolin në “San Paolo”.

Në këtë pikë, shtyrja e të gjithë javës së tretë të kampionatit po shqyrtohet si zgjidhje nga ana e Federatës Italiane që duke parë dhe pauzën për ndeshjet e kombëtareve, do të vendosë mjaftueshëm kohë në dispozicion për shërimin e të prekurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos