
Pas Mattia Perin e Lasse Schone edhe 8 lojtarë të tjerë dhe 4 pjesëtarë të stafit të skuadrës së Genoa-s kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar ndaj skuadrës së Napolit një ditë më parë.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Serie A, i cili në njoftim bën të ditur se ka njoftuar edhe autoritetet, ndërsa të prekurit me koronavirus janë duke ndjekur protokollet.
Tamponët u janë marrë edhe futbollistëve të Napolit, të cilët një ditë më parë u përballën me Genoa-n, ku fituan 6-0.
Ndërkohë, pak ditë më parë, edhe dy lojtarë të Milanit, Duarte dhe Ibrahimovic rezultuan pozitivë me Covid-19, ndërsa tashmë janë në izolim në pritje të tamponëve negativë. (A2 Televizion)