Tenton të udhëtojë me një palë të brendshme në vend të maskës, i riu zbritet nga avioni

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 08:30 | Bota
Tenton të udhëtojë me një palë të brendshme

Një 38 vjeçar nuk u lejua të udhëtonte dhe u zbrit nga avioni pasi vendosi një palë të brendshme grash në vend të maskës.

Ngjarja i ndodhi 38-vjeçari Adam Jenne i cili tentoi të udhëtonte me një avion të United Airlines. Lajmi u soll nga NBC, e cila raporton se burri donte të protestonte kundër masave anti-Covid në fluturime. Ai u zbrit nga avioni nga autoritetet dhe nuk u lejua të shkonte në destinacionin e tij në Uashington.

“Mendoj që mënyra më e mirë për të ilustruar absurditetin e maskës është sërish absurditeti”, u shpreh Jenne për mediat amerikane. I gjithë episodi u regjistrua nga një pasagjer tjetër dhe u bë viral në rrjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos