Tajfuni “Rai” sjell shkatërrim, të paktën 112 viktima në Filipine

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 07:36 | Bota

Të paktën 112 persona kanë humbur jetën në Filipine, si pasojë e tajfunit “Rai” që ka goditur vendin.

Kjo stuhi e fuqishme ka sjellë shkatërrim në juglindje të vendit aziatik dhe për studiuesit është një nga më të fortat në vite me erëra që arrinin deri 165 km/h.

Autoritetet janë ngritur në gatishmëri për të ndihmuar banorët e zonave të dëmtuara, pjesa më e madhe e të cilëve kanë mbetur pa ushqime, ujë dhe energji elektrike.

Sipas raportimeve, dëmet në disa zona kanë qenë tepër të mëdha, madje kanë ndërprerë dhe transportin e mjeteve dhe atë hekurudhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos