Bardh Spahia i kthen përgjigje kryeministrit Rama për mbjelljen e pemëve

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 13:14 | Politikë

Një javë pasi kryeministri Edi Rama u dërgoi një letër të 61 kryetarëve të bashkive në vend, ku u kërkonte që një pjesë të parave të fushatës elektorale t’i përdornin për të mbjellë pemë në territorin e tyre, ka ardhur edhe përgjigjja e kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia.

Në letrën e publikuar, ai ka vënë në dispozicion drejtoreshën e mjedisit dhe Pyjeve, Aida Shllaku, për t’u marrë me këtë çështje.

Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i kërkohej bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen këto pemë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/08/rama-leter-kryebashkiakeve-caktoni-vendin-se-ku-do-te-mbjellim-peme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos