Shpresë për ripërtëritje, korçarët vijojnë traditën, festojnë me zjarre ditën e verës

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 11:45 | Aktualitet
Shpresë për ripërtëritje, korçarët vijojnë

Shpresë për ripërtëritje pas dimrit, gëzim për ardhjen e pranverës dhe urime për një verë të mbarë. Banorët më tradicionalë të Korçës kanë ndezur zjarret tradicionale në sheshet e lagjeve të tyre, duke lajmëruar largimin e dimrit dhe duke festuar ditën e verës.

Simbolika e zjarreve shoqërohet edhe me gatimet tradicionale të kësaj feste pagane, siç është gatimi i kulaçëve të shoqëruar me vezë dhe fiq të thatë.

Por çuditërisht, kjo festë po mbahet gjallë vetëm nga individët pasi kanë munguar organizimet nga pushteti lokal. Ndërsa banorët e Korçës nëpërmjet këtyre zjarreve urojnë dhe shpresojnë që edhe fëmijët e tyre ta vijojnë këtë traditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos