Sergio Aguero luajti vetëm 40 minuta në barazimin e djeshëm të Barcelonës ndaj Alaves. Sulmuesi argjentinas ndjeu shqetësime në gjoks dhe pati vështirësi në frymëmarrje, duke bërë që të shtrihej në fushë dhe të kërkonte ndërhyrjen e mjekëve.
Edhe pse u fut barrela dhe makina e transportit në fushë, Aguero vendosi që të dilte me këmbët e veta, por i shoqëruar nga mjeku.
Më pas, sulmuesi argjentinas u dërgua në spital për t’u monitoruar.
Me anë të një komunikate zyrtare, Barcelona sqaroi atë që ndodhi: “Kun Aguero pati dhembje në gjoks dhe është dërguar në spital për të bërë një vizitë kardiologjike”. (A2 Televizion)