
Edhe në shtetin fqinj është rikthyer ankthi për shkak të rasteve të reja me koronavirus që shtohen nga dita në ditë, duke paralajmëruar kështu një përkeqësim të situatës me afrimin e dimrit.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 508 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima.
Që nga nisja e pandemisë në Greqi janë shënuar mbi 24 mijë të infektuar dhe 490 viktima. (A2 Televizion)