Janë ditë të tensionuara, në krahinën kineze të Guandong, e banuar nga rreth 126 milionë banorë.
Framatome, pjesë e gjigantit industrial francez Edf, ka sinjalizuar që centrali bërthamor në Taishan, që ndodhet pikërisht në këtë provincë, po monitorohet për dyshime mbi rrezikun e një rrjedhje të mundshme radioaktiviteti.
Janë ditë të tensionuara, në krahinën kineze të Guandong, e banuar nga rreth 126 milionë banorë Framatome, pjesë e gjigantit industrial francez Edf, ka sinjalizuar që centrali bërthamor në Taishan, po monitorohet për dyshime mbi rrezikun e një rrjedhje të mundshme radioaktiviteti Vetë kompania franceze që menaxhon centralin kishte deklaruar se ekzistonte një “rrezik shumë i afërt radioaktiviteti” Centrali ka kapacitet me 3.3 gigawatt, i përuruar në 2018 Situata po ndiqet nga afër edhe nga administrata amerikane. Centrali ndodhet vetëm 130 kilometra nga Hong Kongu
Situata po ndiqet nga afër edhe nga administrata amerikane, pasi vetë kompania franceze që menaxhon centralin kishte deklaruar se ekzistonte një “rrezik shumë i afërt radioaktiviteti”.
Sipas CNN, kompania franceze ka deklaruar edhe se autoritetet lokale kishin rritur artificialisht limitin e radioaktivitetit në mënyrë që të shmangte mbylljen e centralit.
Edhe pse për administratën Biden ende nuk është arritur niveli zyrtar i krizës, dhe Kina siguron funksionimin e dy reaktorëve, dyshimet për centralin me 3.3 gigawatt, i përuruar në 2018 mbeten të shumta, veçanërisht për dendësinë e popullsisë dhe distancën minimale, 130 kilometra, nga metropolë si Hong Kongu. (A2 Televizion)