Shqipëri-Bullgari marrëveshje për njohjen e pensioneve, Rama: Një tjetër sukses për shqiptarët

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 10:49 | Politikë
Shqipëri-Bullgari marrëveshje për njohjen e pensioneve, Rama:

Shqipëria dhe Bullgaria kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e pensioneve. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimit në Facebook. Kreu i qeverisë shkruan se ky është një tjetër sukses për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Sipas tij, marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve kur punojnë në të dyja vendet.

“Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dyja vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve dhe me Italinë dhe Kroacinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos