Shqipëri-Islandë i besohet një arbitri sllovak

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 12:08 | Futboll
Shqipëri-Islandë i besohet një arbitri sllovak

UEFA ka përcaktuar arbitrat për ndeshjen Shqipëri-Islandë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Sllovaku Ivan Kruzliak do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Tomas Somolani dhe Milan Štrbo, po nga Sllovakia.

Gjyqtar i katërt do të jetë Peter Kralovic, ndërsa vëzhgues i ndeshjes do të jetë spanjolli Juan Antonio Fernandez Marin.

Ndeshja Shqipëri-Islandë do të luhet në 10 shtator, në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos