Shqipëri–SHBA, nga armiq të papajtueshëm, te partnerë strategjikë në rrafshin ekonomik

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 15:58 | Ekonomi
Shqipëri–SHBA, nga armiq të papajtueshëm, te partnerë

Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë. I njëjti kapërcim ka ndodhur edhe në rrafshin ekonomik në marrëdhëniet njëshekullore Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitet e fundit shkëmbimet tregtare kanë njohur rritje. Shqipëria po eksporton më shumë mallra në SHBA, duke kapur vlerën e mbi 67 milionë dollarëve vitin e shkuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kahun tjetër, atë të importeve. Vendimi bleu vitin e shkuar mallra në vlerën e gati 100 milionë dollarëve, gati dyfish më shumë se në vitin 2018.

https://a2news.com/2022/05/16/furnizimi-me-gaz-rama-dhe-pompeo-bekojne-marreveshjen-per-gazifikimin/

Ky proces bashkëpunimi mund të nxitet edhe më shumë si pasojë e luftës në Ukrainë, vlerëson për A2 CNN investitori amerikan Mark Crawford.

Por, me gjithë ecurinë pozitive, Shqipëria mbetet pak e lidhur me Shtetet e Bashkuara në krahasim me vendet e rajonit. Madje, në rrafshin e investimeve të huaja në vend, SHBA-të renditen në vendin e 12, duke u kaluar edhe nga Qipro.

Në vitin 2020, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmosën një Memorandum për Bashkëpunim Ekonomik, i pari pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/marreveshja-me-shba-ne-per-gazin-crawford-pozitiv-per-te-dyja-palet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos