
Vitin e shkuar arsimor pati më pak të diplomuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në arsimin 9-vjeçar rënia ishte me 4.3 për qind, në atë të mesëm me 1.7 dhe në atë të lartë 0.6 për qind.
Sipas të dhënave të INSTAT, financa dhe administrimi i biznesit kanë qenë degët më të pëlqyera me gati 10 mijë të diplomuar.
Mes administratës publike dhe tregut privat, të rinjtë tregojnë edhe se çfarë mund të synojnë për t’u punësuar.
Ndërkohë për ish-ministren e arsimit, Mirela Karabina, më shumë se kurrë universitet, institucionet dhe sipërmarrja duhet të punojnë për të krijuar një regjistër të tregut të punës,
Në Shqipëri, të rinjtë e diplomuar rishtazi vuajnë që të gjejnë një vend pune në përputhje me njohuritë e tyre akademike dhe pritshmëritë financiare, duke i shtyrë të emigrojnë drejt Perëndimit për të realizuar ambiciet personale e profesionale. (A2 Televizion)