Shqipëria e pranishme në takimin e “iniciativës së 3 deteve” në Uashington

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 15:06 | Politikë

Një takim i rëndësishëm është zhvilluar sot në Uashington në kuadër të “iniciativës së 3 deteve” (Balltiku, Deti Zi dhe ai Mesdheu) ku ishin të përfaqësuara të gjitha vendet e Evropës Juglindore.

Iniciativa, e mbështetur nga SHBA, përfshin projekte të rëndësishme për Europën qendrore dhe lindore në infrastrukture, Energji dhe Teknologji përballë presioneve dhe ndërhyrjeve të Rusisë dhe Kinës, dhe ka në përbërje 12 vende anëtare të BE, ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit jo anëtare të BE nuk janë pjesë e saj.

Foto nga takimi në Uashington

Në takimin e fundit, të bashkëdrejtuar nga kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në bashkëpunim me ish-komandant e NATO-s,  gjeneralin Jim Jones , vendet e Europës Juglindore dhanë mbështetjen që përpara Samitit të Tallin në Estoni të ketë një takim në rajon ku të kërkohet përfshirja e vendeve të Ballkanit në këtë proces.

Në këtë takim Shqipëria përfaqësohej nga presidenti Ilir Meta i cili shprehu mbështetjen dhe dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e këtij procesi, në takim ishin dhe përfaqësues të pozitës dhe opozitës si dhe Kryetari I Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos