
45,630 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili u bën apel qytetarëve që të vaksinohen dhe të shfrytëzojnë ditët e mbetura të gushtit.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer 1,270,057 vaksinime, ndërkohë që kanë mbërritur mbi 1,8 milionë vaksina.
Postimi në Facebook i kryeministrit Rama:
45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin 'Nënë Tereza' ?duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t'u vaksinuar ndaj COVID-19.
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh? (A2 Televizion)