Zjarret afër tunelit të Kalimashit, krahas tokës po punohet edhe nga ajri

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 08:20 | Aktualitet

Zjarri në faqen e malit mbi tunelin e Kalimashit është shuar dhe situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës dhe të tunelit.

Aktualisht, ka nisur operacioni për shuarjen e zjarreve te Laku i Thive, ku krahas tokës po punohet edhe nga ajri me helikopter.

Në ndihmë të forcave, janë edhe 34 zjarrfikës të Kosovës me 9 automjete për terren malor dhe mjete autocisterne për mbushjen me ujë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/10/situata-nga-zjarret-meta-niset-drejt-kalimashit-basha-mirenjohje-kosoves-per-ndihmen-vellazerore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos