Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në zonën e tunelit të Kalimashit.
Ekipet emergjente janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve.
Drejt Kalimashit janë nisur edhe 5 zjarrfikëse të Kosovës.
Aktivizohet sërish zjarri në Llogora. Banorët thonë se zjarri tashmë duket edhe nga rruga. Nuk dihet nëse zjarri ka hyrë në pyll. (A2 Televizion)