Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 11:00 | Aktualitet
Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

Shqipëria mbyll përkohësisht kufirin me Kosovën. Në kuadër të masave kufizuese për përhapjen e koronavirusit Covid-19, qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë kufirin me Kosovën deri të dielën në mesnatë.

Një ditë më parë, autoritetet vendosën pezullimin e qarkullimit të lëvizjeve të mjeteve private dhe publike në disa qytete.

Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit.

Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos