“Të pabindur”, policia bllokon me dhjetëra mjete

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 10:28 | Aktualitet
“Të pabindur”, policia bllokon me dhjetëra mjete

Mëngjesin e sotëm qytetet kryesore në vend ishin të boshatisura për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Por ndërsa pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve i kanë zbatuar masat, ka pasur edhe një numër të vogël që i kanë shkelur ato.

Mësohet se policia e Vlorës ka bllokuar 11 automjete. Sipas shefit të qarkullimit në këtë qytet, për “të pabindurit” ndalohet lëvizja, drejtuesve të makinave u kërkohet të parkojnë mjetet dhe u merren çelësat nga policia.

Raste të ngjashme ka pasur edhe në Durrës dhe në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos