
Këshillimi i Ministrave ka ratifikuar në mbledhjen e kësaj të marte marrëveshjen për anëtarësimin e vendit tonë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Peleshi, i cili theksoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë.
“Mbas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Sot kemi ratifikuar marrëveshjen. Ky është një hap integrues i Shqipërisë në një strukturë shumë të rëndësishme të mbrojtjes civile. Tani do të kemi mundësi që jo vetëm në rast fatkeqësish natyrore, emergjencash civile, stafet tona t’i mbajmë më pranë, të transferojmë dijen nga vendet më të zhvilluara, trajnime e kualifikime të vazhdueshme”, tha Peleshi. (A2 Televizion)