
Nuk ka qetësim të situatës nga zjarret. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se deri më tani janë shuar 163 vatra zjarresh, por situata sipas tij vijon të mbetet problematike nga veriu ne jug.
“Situata më problematike është në veri të vendit në Kukës”, tha Peleshi. Një vatër e re zjarri është ndezur në Gjirokastër ku Ministri bën apel për evakuim duke kritikuar edhe punonjësit e policisë.
Karaburuni i cili për ditë të tëra u shkrumbua nga flakët dhe nuk është shuar ende as rreziku qe flakët te mund të hyjnë në parkun kombëtar të Llogaras.
“Shpresojmë që nesër të qetësohet. Presim ndërhyrjen nga dy helikopterët nga Holanda që kanë më shumë kapacitet se këto”, tha Peleshi.
Situata e rëndë në Karaburun kërkoi ndërhyrjen nga ajrime helikopter, por jo gjithmonë ishte e mundur për shkak të erës së fortë shpejtësia e së cilës u qetësua vetëm të premten. BE aktivizoi dhe për Shqipërinë mekanizmin e Mbrojtjes Civile dhe dy helikopterët nisin punë në terren shqiptar nga e shtuna. (A2 Televizion)