Në valën e ikjeve të të rinjve dhe rrezikut nga plakja e popullsisë, ekspertët vënë theksin në hartimin e politikave për kujdesin ndaj moshës së tretë. Sipas studimeve, pas disa vitesh, 33% e popullsisë në vend do të jetë e moshuar dhe me nevoja të shtuara për kujdes. Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik propozojnë që shërbimi ndaj të moshuarve në familje të njihet si punë, duke u paguar me pagë minimale. (A2 Televizion)
Shqipëria po plaket, propozohet që kujdesi për të moshuarit në familje të njihet punë
