Shqipëria po shndërrohet në shtëpinë e të huajve

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 18:03 | Sociale

Shqipëria po shndërrohet në shtëpinë e të huajve. Në një kohë që vendi përballet me valë të njëpasnjëshme largimesh, numri i të huajve që kanë gjetur “parajsën e jetës e punës” këtu arriti në gati 15 mijë vitin e shkuar, duke u rritur me 2 mijë në harkun e 5 viteve.

Pjesa më e madhe e tyre, gati 48 për qind kanë marrë një leje qëndrimi për t’i punësuar, 24 për qind për bashkim familjar e pjesa tjetër për qëllime humanitare e studime.

Qytetarët nga Irani, Italia, Kosova e Turqia përbëjnë pjesën më të madhe të të huajve që kanë mundur të marrin një leje qëndrimi vitin e shkuar. 

Ndërkohë, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në nivele 10-fish më të larta se në 2016-n apo 2017-n të qëndroi vitin e shkuar edhe numri i emigrantëve të parregullt të kapur në vend.

Për shkak të emigracionit në shkallë të gjerë i cili ka krijuar boshllëqe në tregun e punës Shqipëria ka lehtësuar procedurat e marrjes së një leje qëndrimi për të huajt që duan të punësohen në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos