
Shqipëria U-21 e fillon në mënyrën më të mbarë aventurën për kualifikueset e Europianit 2023 për moshat.
Kuqezinjtë e përforcuar nga prania e sulmuesit Armando Broja, që ka shkëlqyer këtë sezon në Holandë e Vitesse, ka mundur Andorrën me rezultatin e pastër 3-0.
Lojtari në pronësi të kampionëve të Europës, Chelsea, ishte shënuesi i parë i ndeshjes pa shumë histori. Goli i dytë erdhi ndërkohë nga 11-metërshi i Anis Mehmetit, ndërsa vulën e vuri vetë ekipi modest i Andorrës me një autogol në pjesën e dytë.
Vlen të theksohet se djemtë e trajnerit Alban Bushi patën raste të shumta për të zgjeruar edhe më shumë rezultatin, por mund të jenë të kënaqur me debutimin e tyre.
Shqipëria U-21 ndodhet në grupin G me Republikën Çeke, Anglinë, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. (A2 Televizion)