Abuzim me fondet, në gjyq ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologut

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 15:12 | Aktualitet

Abuzim me fondet, në gjyq ish-presidenti i Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq ish-presidentin Nikoll Deda dhe zv. presidenten e Urdhrit të Stomatologut Aurela Guri. Ata akuzohen për tre vepra penale, ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Denoncimi në Prokurori u bë për abuzime me fondet e Urdhrit nga Almiro Gurakuqi, Presidenti aktual i Urdhrit të Stomatologut. Nga hetimet rezultoi se Nikoll Deda, kur ishte President i Urdhrit të Stomatologëve, punësoi familjarë të tij me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Edhe zv/Presidentja e Urdhrit, akuzohet se ka shkelur ligjin duke marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024 të Urdhrit të Stomatologut, duke mos pasur asnjë atribut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos