Popujt sllavo-ortodoksë të cilët kanë ambicie për tokat shqiptare dhe shfarosjen e tyre janë ata që nxisin shqiptaro-fobinë në rajonin e Ballkanit. Këtë përgjigje dha në Ditarin me Bruna Çifligun, analisti Selam Shkodra në A2 CNN, pas thirrjeve nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve, të bëra gjatë një ndeshjeje basketbolli të zhvilluar në Kumanovë. Sipas tij faktori shqiptar është problematik për ta
“Padyshim që janë popujt apo elementë të popujve sllavo ortodoksë të cilët në vazhdimësi kanë pasur ambicie për tokat e hapësirat shqiptare dhe për dëbimin e shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. Identiteti shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të zi dhe pjesë të tjera të vendeve të rajonit të Ballkanit nuk është kontestues dhe kjo është problematike për një numër popujsh për pikëpyetjen e madhe të identitetit maqedon, i cili e ka në vazhdimësi problematike faktorizimin dhe qëndrueshmërinë e faktorit shqiptar në RMV”.
I pyetur nëse është zbehur shqiptaro-fobia, Shkodra e mohoi një gjë të tillë dhe tha se ajo vetëm ka ndërruar trajtë për shkak të rritjes së peshës faktorit shqiptar në rajon
“Unë mendoj që shqiptaro-fobia ka ndërruar trajtë nuk mendoj se është zbehur, është kamufluar e është ambalazhuar për shkak të rritjes së peshës faktorit shqiptar në rajon, pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe faktori shqiptar në Maqedoni po arrin që dita-ditës të jetë prezent në jetën politike dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut. Këto janë disa faktorë që të mos ketë sulm të drejtpërdrejt, por veprime të tërthorta që aspirojnë të dëmtojnë faktorin shqiptar në rajon”, u shpreh Shkodra në A2 CNN.
(A2 Televizion)