Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e situatës

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 11:16 | Aktualitet

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e

Në komunikatën e saj të përditshme përgjatë sezonit veror, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim,

Aktualisht, vijon puna për fikjen e zjarrit në fshatin Dhores, në bashkinë Skrapar,  teksa po monitorohet situata në Gurë Lurë.

Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos