Tërmet në Shqipëri

Nga A2 CNN
14 Janar 2025, 21:01 | Aktualitet

Tërmet në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:11, janë regjistruar lëkundje tërmeti në Shqipëri, shkruan A2 CNN.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), magnituda e tërmetit ishte 3.8 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra u lokalizua në qarkun e Elbasanit, në disa fshatra pranë Librazhdit.

Ndërkohë thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Kujtojmë se lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, pas atij të 26 nëntorit, nuk kanë qenë tejet të forta dhe fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz.

Tërmet në Shqipëri (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos