114-vjetori i pavarësisë! Vlora në festë, blindohet sheshi i Flamurit, i pranishëm edhe Skënder Hita

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2026, 09:15 | Aktualitet

Vlora është gati për festimet e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Pas reshjeve intensive të ditëve të fundit, situata në qytet është normalizuar. Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka më prezencë uji në akset rrugore.

114-vjetori i pavarësisë! Vlora në festë, blindohet sheshi i

Ndërkohë, masa të shtuara sigurie janë marrë në qytet. Si asnjëherë më parë Sheshi i Flamurit është rrethuar në të gjithë perimetrin nga forca të shumta policore, FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës. Hyrja në territorin e sheshit është e kufizuar dhe lejohet vetëm për personat e pajisur me konfirmimin përkatës.

114-vjetori i pavarësisë! Vlora në festë, blindohet sheshi i

Edhe drejtuesi i përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Skënder Hitaj në Vlorë. Efektivë të policisë janë vendosur gjithashtu në çdo segment rrugor që të çon drejt qendrës së qytetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ceremonive të 28 Nëntorit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos