"17 vatra aktive", ministri Vengu bën bilancin: 1000 forca të angazhuara në terren

Nga A2 CNN
26 Korrik 2025, 15:50 | Aktualitet

"17 vatra aktive", ministri Vengu bën bilancin: 1000 forca

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri bilancin e vatrave të zjarrit në vend.

“Aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre”, lexohet në postimin e Vengut në rrjetet sociale, shkruan A2.

“Në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Prefektëve dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente”, shkruan Vengu.

“Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin. Gjatë pasdites pritet të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia, për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore”, shton më tej Vengu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos