“3-4 subjekte kanë marrë peng hapësirën komunitare”, Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Nga A2 CNN
26 Korrik 2025, 15:43 | Aktualitet

“3-4 subjekte kanë marrë peng hapësirën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video që tregon zaptimin e hapësirave publike. Në videon e postuar në Facebook kreu i qeverisë iu përgjigjet edhe kritikave për këtë aksion që vijon prej disa ditësh.

Duke i quajtur “komentatorë” Rama shprehet se nga ky aksion nuk po godet kursimet e popullit, sepse populli, sipas tij, nuk janë ‘këta tre-katër guximtarë’ që kanë zënë hapësirat e komunitetit’, duke iu referuar rastit që ka denoncuar.

“3 - 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë: Kush është populli, këta tre-katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!”, shkruan Rama krahas videos.

Sipas tij hapësirat e zëna që denoncoi do të lirohen, ashtu sikurse çdo hapësirë tjetër që është zaptuar, duke shtuar se bizneset do të jenë vlerë e shtuar “por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht".

“Edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar, por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos