Maratona ndërkombëtare Enkalana që bëhet çdo vit në Pogradec e ka ngritur siparin e saj këtë vit me aktivitetin e veçantë, “Maratonën e bebeve”.
Fëmijë të moshës 1 deri në 3 vjeç ishin protagonistë të kësaj gare emocionuese për prindërit dhe mjaft argëtuese për vetë fëmijët që morën pjesë.
Përveç fëmijëve pogradecarë kishte edhe të ardhur nga qytete të tjera të vendit.
Pogradeci është nga qytetet e vetme që në këtë periudhë vere krahas aktiviteteve për të rritur në kuadër të sezonit veror organizon edhe aktivitete me protagoniste fëmijët. (A2 Televizion)