Përkeqësohet situata në Shpirag, ndërhyhet me helikopter

Nga A2 CNN
26 Korrik 2025, 13:57 | Aktualitet

Përkeqësohet situata në Shpirag, ndërhyhet me helikopter

Përkeqësohet situata e zjarrit në malin Shpirag në Berat. Që prej mesditës së djeshme me dhjetëra trupa të zjarrfikësve, forcat e ushtrisë dhe punonjës së bashkisë së Beratit po luftojnë me flakët të cilat kanë marr përmasa të mëdha, ndërsa mesditën e sotme vatrat e zjarrit janë afruar pranë banesave në fshatin Paftal të komunës Sinje duke rrezikuar djegien e tyre.

Është dashur ndërhyrja e dy helikopterëve të ushtrisë ndërsa situata ende paraqitet e rrezikshme. Sikurse shprehen dhe banoret  situata i rreziko ata dhe bagëtitë e imta që ata disponojnë ndërsa pohojnë që s’ka ku ti çojnë dhe vetëm shpresojnë që situata të normalizohet nga zjarrfikësit të cilët kanë punuar pa pushim dhe përgjatë orëve të natës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos