Vijon të mbetet problematike situata në malin e Shpiragut në Berat. Që prej ditës së djeshme me dhjetëra forca zjarrfikëse me mbi 30 mjete po luftojnë me flakët, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe forcat e ushtrisë dhe dy helikopterë të ushtrisë.
Situata problematike mbetet ende në fshatin Galine dhe Paftal ku zjarri rrezikon banesat e fshatit. Mëngjesin e sotëm në Shpirag ka qenë i pranishëm edhe ministri Pirro Vengu dhe të gjithë drejtuesit vendorë të Beratit. (A2 Televizion)