Administrimi i dyfishtë, Kalaja e Gjirokastrës “lë në hije” Muzeun e Armëve

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
20 Janar 2026, 12:24 | Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës gjatë vitit 2025 për të dytin vit radhazi është monumenti më i vizituar në vendin tonë nga turistët vendas dhe të huaj duke numëruar mbi 307.000 vizitorë. Por paradoksalisht Muzeu i armëve që ndodhet brenda kësaj kalaje, por që duhet të paguash një biletë tjetër për ta vizituar, regjistroi një numër prej vetëm 25.000 vizitorësh ose më pak se një e atyre që vizituan kalanë. Edhe gjendja e muzeut lë për të dëshiruar dhe me sa duket administrimi i dyfishtë i sitit, pra kalaja nga Ministria e Linjës dhe Muzeu i Armëve nga bashkia duket se krijojnë diferencat e dukshme. Vetëm 600.000 ALL për restaurimin e muzeut është një shifër që nuk premton ndonjë ndryshim.

Kemi pasur rreth 25.000 vizitorë, kryesisht të huaj, në masën 80%. Muzeu i Armëve ka nevojë për përmirësimin e infrastrukturës dhe për vitin 2026 është menduar një investim prej rreth 6 milionësh, i cili do të përdoret për eliminimin e lagështisë, për lyerjen e ambienteve dhe përmirësimin e sinjalistikës për vizitorët. Po ndikon, është problemi i dy menaxhimeve të kalasë dhe të muzeve, por gjithashtu duhet të themi që muzetë presin një kategori tjetër vizitorësh. Në muze janë vizitorë që janë të interesuar dhe të pasionuar më tepër mbas trashëgimisë kulturore, mbas historisë”, thotë për A2 Alda Mati, përgjegjëse e Muzeut të Armëve.

Unifikimi i një bilete të përbashkët do të ishte zgjidhja më e mirë në mënyrë që edhe pushteti lokal të mblidhte më shumë të ardhura për mirëmbajtjen e muzeut dhe për të përmirësuar ofertën kulturore dhe historike për qindra mijëra vizitorët që pret Kalaja e Argjiros çdo vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos