Llogaritë në rrjetet sociale të individëve nuk mbyllen dot nga shteti shqiptar. Kështu tha në një intervistë në “Dita jonë” në A2 CNN, eksperti i IT, Besmir Semanaj.
“I kërkon influencave të taksohen ndërkohë nuk ofron nuk ofron infrastrukturë. Tatimet deklarojnë që nëse nuk bëhen pagesa do i dërgojnë AKEP-it një urdhër për mbylljen e llogarisë në rrjetin social. Kjo gjë është e pamundur”, tha Semanaj. “As Facebook, as YouTube, as TikTok nuk do pranonte një kërkesë të tillë për mbylljen e një llogarie në rrjetet sociale, sepse personi në fjalë nuk ka paguar taksat. Pra tek politikat e këtyre rrjeteve sociale nuk ka një pikë e tillë, një pikë të tillë për mospagim taksash”.
Semanaj shtoi që, nëse shteti shqiptar ka aftësi të mbyllë llogaritë e influencer-ave, pse nuk e bën këtë me ata përdorues që nxisin dhunë, shantazhe dhe bullizim. “Unë personalisht dhe të tjerë kemi bërë denoncime për llogari të cilat nxisin dhunë, për llogari të cilat bullizojnë, për llogari të cilat nën petkun e influencer-it keqpërdorin këtë imazh duke reklamuar produkt ose duke bërë mashtrime. Asnjë nga këto llogari nuk është mbyllur deri më sot”, tha Semanaj.
“Ne kemi bërje thirrje për mbyllje llogarish për vendosje tritoli, për therje, për rrahje, për vrasje dhe të gjithë këto personazhe vazhdojnë të kenë rrjetet e tyre sociale. Pra, nëse shteti shqiptar ka aftësi për të mbyllur një llogari të një personi i cili mund të fitojë shumë pak para nga këto klikimet e famshme online, pse nuk e përdor këtë fuqi për të mbyllur të gjitha këto llogaritë problematike? Siç e thashë, nga ajo që unë di, pjesa më e madhe e influencer-ave në Shqipëri janë të regjistruar”. (A2 Televizion)