Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara me drejtuese të re

Nga A2 CNN
1 Tetor 2024, 11:42 | Aktualitet

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara me drejtuese

Risena Xhaja do të jetë drejtuesja e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Xhaja do të zëvendësojë në këtë post, drejtorin e komanduar pak muaj më parë, Idriz Haxhiaj.

Më herët, ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, prej marsit të vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024.

Gjithashtu, nga marsi deri në korrik 2024 ajo mbajti pozicionin e Drejtorit të Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos