Jugu i vendit zgjohet me lëkundje tërmeti, sa ishte magnituda?

Nga A2 CNN
1 Tetor 2024, 07:16 | Aktualitet

Jugu i vendit zgjohet me lëkundje tërmeti, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht në Çamandë të Filatit.

Lëkundjet sizmike janë ndier në orën 06:14 dhe janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.


Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar shumë banorë në orët e para të mëngjesit.

Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe do të japin informacione të mëtejshme në rast se do të ketë zhvillime të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos