Kroçera “Seven Seas Voyager” ankoron në Durrës, zbarkojnë 636 turistë

Nga Elitjona Doko
1 Tetor 2024, 11:39 | Aktualitet

Kroçera “Seven Seas Voyager” ankoron në Durrës,

636 turistë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, me kroçerën "Seven Seas Voyager" e cila po realizon një tur javor në Mesdhe.

Kroçera, një prej më të mëdhave që është ndalur në Durrës, ka lundruar gjatë natës nga Korfuzi, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet të vijojë itinerarin e saj drejt Malit të Zi, shkruan A2 CNN. 

Kroçera “Seven Seas Voyager” ankoron në Durrës,

450 prej turistëve janë amerikanë, ndërsa pjesa tjetër janë brazilianë, kanadezë, australianë, etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos