
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.
Sipas informacioneve paraprake për A2CNN, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tetë persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.
Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, ku sipas raportiemeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)